Quantcast
Channel: Recetagatimit.com »Ëmbëlsira
Viewing all 16 articles
Browse latest View live

Tortë boronicë të shpejtë

$
0
0

Tortë boronicë të shpejtë Tortë boronicë të shpejtëRecetë për 12 copë.

Përbërësit:
-1 copë paketë pete të tortës
- 250 g boronicë të ngrirë
- 1/2 lugë sheqer
- 5 ml krem të bardhë
- 1 gotë xhel rrush pa fara të kuqe
- 100g bajame

Përgaditja:

1.Le të shkrini boronicët dhe pastaj përzijeni me sheqer.
2. Me mixer duheni të rraheni kremin.
3. Shkriheni xhelin në një tigan rreth ngrohjes të ulët.
4. Shtroheni një bazë të petes në një pjatë dhe përhapeni xhelin.
5. Shto 1/3 të kremit në krye dhe përhape atë.
6. Shto bazën tjetër të petes.
7. Grriheni bajamen dhe përzijeni me pak krem dhe pastaj përhapeni atë në peten të tortës.
8. Shto bazën e fundit të petes.
9. Përhapeni pak krem në skajet dhe në krye. Shtoni boronicë dhe zbukuroni me kremin të mbetur.

The post Tortë boronicë të shpejtë appeared first on Recetagatimit.com.


Strudel me Spinaq dhe Karrota

$
0
0

PërbëStrudel me Spinaq dhe Karrota Strudel me Spinaq dhe Karrotarësit :

  • 1 ose 2 peta byreku ,
  • 450 gr. spinaq ,
  • 400 gr. karota ,
  • 50 gr. djathë kaçkavall 2 thelpinj hudhre ,
  • 1 tufë majdanoz ,
  • 60 gr. pistakë (fistekë) ,
  • 50 gr. rrush i thatë ,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
  • 40 gr. gjalpë ,
  • 1e kuqe veze ,
  • kripë,
  • piper .

Pergatitja:

Prisni karotat në forma rrethore. I skuqni me gjysmën e hudhrës; shtoni në te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper. E shtroni këtë masë në petën e byrekut. Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni në copa të trasha dhe e skuqni me pjesën tjetër të hudhrës. Pasi të shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri. Menjëherë më pas hidhni rrushin e thate, pistakët (fistekët) dhe djathin kaçkavall.E përzieni mirë këtë masë dhe e shtroni në petën e byrekut, mbi shtresën me karota që hodhët më parë. (Shpërndani copat e djathit nëpër të gjithë petën, me qëllim që të mos ketë vetëm në një vend). E vendosni ‘strudelin’ në një tepsi të lyer me gjalpë dhe përsipër e lyeni me të kuqtë e vezës, të cilën e keni rrahur më parë me pak ujë. E piqni ushqimin për 45-50 minuta. Kur të jetë gati sipas preferencave e servoni të ftohtë ose të ngrohtë.

The post Strudel me Spinaq dhe Karrota appeared first on Recetagatimit.com.

REVANI ME NISESHTE:

$
0
0

REVANI ME NISESHTE REVANI ME NISESHTE:PERBERESIT:
6 VEZE
2 GOTA TE UJIT SHEQER
2 GOTA TE UJIT VAJ
2 MARGARINA nga 250 gr.
800 gr. NISHESTE
1 PLUHUR PER PJEKJE (Peciv, baking powder, levito)


 1 SHEQER VANILJE
Pergatitja:
Vezet se bashku me sheqerin dhe sheqer vaniljen dhe i tund me mikser , pastaj ja hedh vajin dhe margarinen e shkrire ne avull i tund dhe ne fund gradualisht ja hedh nishesten me pluhurin per pjekje.

I perzien mire dhe e hedhni ne tepsi te lyer me yndyre e pjekni per 30 minuta ne 180 C.

Pasi pjeket nese deshironi mund ta pluhurosni me sheqer pluhur …

The post REVANI ME NISESHTE: appeared first on Recetagatimit.com.

MUFFINS

$
0
0

MUFFINS MUFFINSPërbërësit:

4 vezë,

3-4 filxhanë të v.kafeje sheqer,

3 filxhanë vaj,

3 filxhanë kos,

1 vanilje,

1 lëvore limoni në rende,

1pluhur paste,

7 filxhanë miell,

100 gr rrush të terur ose brusnica.

 

Pergatitja:

 

Kyçet furra në 200* C.Me tel kuzhine tunden vezët me sheqer.Shtohen vaji,kosi, vanilja,lëvorja e limonit dhe, pasi të përzihen të gjitha mirë, hidhet mielli me pluhur paste duke e përzier me lugë. Përzihen mirë të gjithë përbërësit,masa derdhet në kallëpa për muffin me forma zemre ose të rrumbullakëta.Sa të futen në furrë,ulet temperatura në 170 * C për t’u pjekur për afro 30-40 minuta. Pasi të ftohen pak,largohen nga modeletat,mbi u hidhet sheqer pluhur ose futen në çokollatë të shkrirë.

 

The post MUFFINS appeared first on Recetagatimit.com.

Obllande me zhele

$
0
0

Obllande me zhele Obllande me zhelePërbërësit:
500 gr sheqer
500 gr qumësht pluhur
250 gr margarin
400 gr zhele
2 dcl ujë
2 petë obllande

Përgatitja:
Në një enë qesim ujin dhe sheqerin te vlojnë.Pastaj i shtojmë margarinën dhe e vlojmë edhe 2 minuta.Në një enë tjetër qesim qumështin pluhur dhe i shtojmë sherbetin e nxehtë duke e përzier me mikser.Kur të ftohet i shtojmë zhelet e grira.Këtë masë e qesim mbi njëren petë të obllandes dhe përmbi vendosim obllanden tjetër.Mbi obllande i qesim ndonje enë të rendë që të ngjitet më mirë.

The post Obllande me zhele appeared first on Recetagatimit.com.

Mousse me luleshtrydhe dhe krem

$
0
0

Mousse me luleshtrydhe dhe krem Mousse me luleshtrydhe dhe kremrbërësit;

250 gr. luleshtrydhe te pjekura

100 gr. Sheqer

1 vezë e plotë dhe 1 e verdhë

1,8 dl. Qumësht,

pak verë e bardhë e ëmbël vanilje

Përgatitja :

Presim luleshtrydhet në copa të vogla, i hedhim tigan, shtojmë verën, dhe i gatuajmë për pak minuta në zjarr të ulet. Pasi i heqim nga zjarri i shtrydhim. Hedhim në një tenxhere50 gr. sheqer dhe dy lugë ujë dhe i lëmë të ziejnë për 3 minuta. Rrahim fortë të bardhen e vezës dhe i shtojmë shurupin e nxehtë derisa vëllimi të dyfishohet. E lëmë të ftohet, i shtojmë purene e luleshtrydheve dhe e lëmë në frogorifer për disa orë. Në një tenxhere ngrohim qumështin dhe vaniljen. Rrahim të verdhat e vezës me sheqerin që ka mbetur, dhe duke e rrahur vazhdimisht i shtojmë qumështin e nxehtë të filtruar. E vendosim kremin në zjarr që të trashet, më pas e lëmë të ftohet dhe mousin e shërbejmë të shoqëruar me krem.

The post Mousse me luleshtrydhe dhe krem appeared first on Recetagatimit.com.

Ëmbëlsirë me bukë të thekur

$
0
0

Ëmbëlsirë me bukë të thekur Ëmbëlsirë me bukë të thekur

Përbërësit:
Për shurupin:
1 gjysmë filxhani ujë
1 filxhan sheqer
Për pudingun:
Gjysmë filxhan sheqer
Gjysmë filxhani qumësht
2 lugë gjellë miell
4 lugë gjellë gjalpë
1 vezë, të rrahur
1 lugë çaji ekstrakt vanilje
Për zbukurim: çdo lloj arre të copëtuar, kanellë

Pergatitja

Vendosini fetat e bukës se thekur në një tepsi të qelqtë(formë katrore).Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin e i lëmë të marrin një valë. Nëse dëshironi të sherbeti mund të shtoni dhe lëkurë limoni ose portokalli dhe karafil kokërr. Kur të jetë gati lëkurën dhe karafilin i hiqni.Hidheni sherbetin mbi fetat e bukës së thekur.Në një tenxhere tjetër hidhni gjalpin dhe kaurdisni miellin në gjalpë, derisa të marrë një ngjyrë të artë por jo më të erret.Shtoni qumështin, sheqerin dhe lerëni të marrë një vale për 2-3 minuta.Shtoni në tenxhere dhe ekstraktin e vaniljes dhe vezën e rrahur. Trazoni shpesh dhe shpejt në mënyrë që të mos prishet veza.Hiqeni pudingun nga zjarri dhe masën hidheni të tepsia ku keni shtruar fetat e bukës se thekur e të shërbetosur.Vendoseni ëmbëlsirën në frigorifer për 2-3 orë që të mpikset mirë e të ftohet.Kur ta shërbeni zbukuroni me arra të copëtuara dhe kanellë.

The post Ëmbëlsirë me bukë të thekur appeared first on Recetagatimit.com.

Kek me Pjeshk

$
0
0

KEK ME PJESHKE Kek me PjeshkPerberesit:
6 veze,
2 filxhane caji me sheqer,
2 e gjysme filxhane caji me miell,
1 luge e vogel me sode ,
gjysme filxhani caji me vaj,
1 filxhan caji me arra te grira,
1 filxhan caji me pjeshke (konzevre) te grira holle,
1/2 filxhan caji me susam
1 filxhan caji me qumsht.

Pergatitja :
Rrahim me mikser sheqerin dhe vezet per 10 min derisa te trashet masa , shtojm pak nga pak vajin,soden,miellin,arrat,pjeshket, susamin dhe qumshtin i rrahim dhe per pak minuta te bashkohet masa. E sperkasim me vaj dhe pak miell formen e kekut dhe e hedhim masen ne te, e piqni ne fure mesatare per 20min nga posht dhe 15min tjera nga lart.

Ju befte mire

The post Kek me Pjeshk appeared first on Recetagatimit.com.


Gurabija

$
0
0

Gurabija 300x197 GurabijaPër një tepsi – 20 copë

Perbersit :

500-600 gr. miell
2 vezë
100 gr. kos
50 ml. vaj
150 – 200 gr sheqer
1 lugë sheqeri sodë bikarbonati (sodë buke) ose pluhur për pjekje
1 pako sheqer vanilje

Pergaditja : 
Në një enë së pari vezët përzihen me sheqer, pastaj shtohet kosi e vaji , përzihen me mikser ose tel kuzhine, në fund i shtohet mielli i përzier paraprakisht me sodën e bukës. Nga masa e brumit formohen topat në madhësi të njëjtë, dhe në një tepsi të lyer me yndyrë topthat vendosen , dhe njëkohësisht shtypen me dorë për t´i dhënë formë të rrumbullakët. Në furrën e nxehtë prej 200 °C , gurabijet piqen për 15 deri 20 minuta.

Ju befshin mire …

The post Gurabija appeared first on Recetagatimit.com.

Zupa me luleshtrydhe

$
0
0

zup 300x251 Zupa me luleshtrydhePerberesit per 6 persona:

  • 1 kuti 500 gr me pana (krem qumshti)
  • copa keku, pandispanje ose biskotash per 6 kupa
  • pluhur vanilje per 6 persona
  • qumesht i ftohte
  • 1 filxhan qumesht milk i koncentruar (panda)
  • 500 gr luleshtrydhe
  • Fruta pylli sipas deshires per dekorim

Pergaditja :
Ne nje ene te thelle qelqi rrahim panen me mikser ose me tel kuzhine (keshillohet qe pana te jete e ftohte, pra ta leme 30 min ne frigorifer para se te fillojme punen).
Pergatisim pudingun. Hedhim pudingun ne qumesht dhe e perziejme mire sa te perfitohet nje mase e trashe(recetagatimit.com). Shtojme qumeshtin e kondesuar (Panda), shtojme panen.
Presim ne pjese te vogla si ne figure, kekun, pandispanjen ose biskotat. I vendosim nje pjese te kesaj mase ne fund te kupave.Hedhim nje sasi nga kremi i pergatitur. Hedhim disa luleshtrydhe dhe fruta pylli. Shtojme perseri nje shtrese kremi. Perserisim te njejtin veprim per aq kate sa deshirojme per zupat tane…

Mbulohet me nje dekorim me luleshtrydhe dhe fruta pylli… dhe e fusim ne frigorifer per 1 ore.
Ju befte mire

The post Zupa me luleshtrydhe appeared first on Recetagatimit.com.

Revani me sherbet

$
0
0

Përbërësit:

Revani me sherbet 300x225 Revani me sherbet

  • 10 vezë të freskëta fshati
  • 10 lugë sheqer

10 lugë miell

Sherbeti pasi të fillojë të vlojë,vazhdon zierjen edhe pesë min.në zjarr të ulët,largohet nga zjarri,i shtohet edhe një filxhan k.ujë i ftohtë.

    • 1 kg sheqer

 

  • 5 gota ujë,
  • 1 qeskë sheqer vanilje
  • 4 rrathë të hollë limoni.

    Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin 4-5 herë.Shtoh

  • en të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.Hidhet mielli me lugë duke e përzier nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi.Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.Tepsia mbushet në ¾ e lartësisë,pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin.Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 160-170* C për t’u pjekur për afro 1 orë.Gjatë pjekjes furra nuk hapet.Pasi të ftohet,hidhet sherbeti i vakët.Pritet në delima.

The post Revani me sherbet appeared first on Recetagatimit.com.

Akullore me fruta pylli

$
0
0

Përbërësit: Për 6 persona:
400 g fruta pylli, 170 g sheqer, 1/4 pana, 1/2 limon.akullore me fruta pylli 300x200 Akullore me fruta pylli

Përgatitja: Pastroni, lani e thani frutat, hiquni bishtat. Vendosni në frulator. Shtoni dhe lëngun e gjysëm limoni të filtruar në kullesë, sheqerin dhe panën. Frulojini të gjitha. Pastaj hidheni përgatesën në makinën e akullores duke e lënë rreth 20 minuta ose sipas instruksioneve të aparatit.

The post Akullore me fruta pylli appeared first on Recetagatimit.com.

Krem Mascarpone

$
0
0

kremi maskarpone Krem MascarponeMaskarpone ka përkthimin në shqip – djathë i bardhë i lyrshëm.

Ky lloj djathi është tipik i zonës së Lombardisë ( më saktësisht zona e Lodit). Eshtë i njohur nga Ministria e Politikës Agrare si prodhim agroalimentar tradicionalisht italian.

 

Maskarpone është një djathë i veçantë që dallohet nga të tjerët sepse është i prodhuar nga kremi i qumështit. Ka pamjen e një kremi të butë, konsistent, me ngjyrë të bardhë në të verdhë, me një shije të ëmbël dhe ka shumë kalori. Ky lloj djathi duhet të konsumohet i freskët. Gjen një përdorim të gjerë si në receta të kripura edhe në ato të ëmbla. Maskarpone është përbërësi kryesor i tiramisu-së.

Në recetat tona këtë lloj djathi e gjeni gjtihmonë me emrin “Kremi maskarpone” sepse duke qenë një produkt karakteristik italian nuk gjen një përkthim të mirëfilltë në gjuhët e huaja dhe njihet në mbarë botën me këtë emër.

The post Krem Mascarpone appeared first on Recetagatimit.com.

Shendetlie

$
0
0

Shëndetlia është padyshim një nga ëmbëlsirat shqiptare më të mira. Para shumë vitesh shëndetlia gatuhej veç në raste festash, por tani me këto pak përbërës që i gjejmë kudo mund ta gatuajmë në çdo moment. Vetë emri i kësaj ëmbëlsire thërret ‘shëndet’, kështu që mund tua shërbejmë edhe fëmijëve.

 

shendetlie ShendetliePërbërësit për Shëndetlie

  • 5 veze + 1 të verdhe veze për lyerje sipër
  • 500 gr miell
  • 150 gr mjaltë
  • 100 gr sheqer
  • 200 gr gjalpë
  • 200 gr arra
  • 1 lugë kafeje sodë buke

Per sherbetin :

  • 1 gotë ujë
  • 2 gota sheqer
  • 2 lugë lëng limoni
  • pak karafil
  • pak vanilje

 

 Pergaditja :

Në një tepsi hedhim miellin, e hapim rreth. Në mes të tij hedhim vezët, gjalpin e shkrirë më parë, mjaltin e sheqerin dhe i përziejmë mirë gjithë përbërësit. Shtojmë sodën e bukës. Vazhdojmë ti përziejmë mirë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Më pas shtojmë dhe arrat dhe vazhdojmë ti përziejmë derisa të jenë bashkuar mirë me brumin e përgatitur.

Brumin e përgatitur e hedhim në një tepsi të lyer më parë me gjalpë e pak miell ( në mënyrë që të mos ngjitet). ( Për këtë masë duhet një tavë me diametër rreth 26-30 cm.)

Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 140°C përreth 40 minuta ose derisa të shohim që pjesa sipër të ketë marrë një ngjyrë kafe të bukur të errët.

Më pas fikim furrën duke e lënë tavën brenda që të kullojë përreth gjysmë ore. Pastaj e nxjerrim jashtë dhe e lemë të ftohet dhe më pas e presim në copa.

Ndërkohë përgatisim sherbetin duke zier ujin me sheqerin dhe karafilin e vaniljen. Sherbetin e hedhim të nxehtë mbi ëmbëlsirën e ftohtë. E lemë të regjet mirë dhe të ftohet komplet e më pas shërbejmë shëndtlien në pjata.

Shëndtlia është më e mirë nëse përgatitet një ditë më parë dhe pastaj te hahet keshtu eshte me e mire .

                                                                     Ju befte mire !

The post Shendetlie appeared first on Recetagatimit.com.

Tiramisu

$
0
0

tiramisu TiramisuPërbërësit :

4 te verdha vezesh
½ filxhani caji sheqer
1 filxhan cream mascarpon
1 e ½ filxhan me ajkë qumështi
2 filxhane kafe e zjerë pa sheqer
nje sasi numëri sipas enës biskota të gjata që ngjajnë si mafishe
kakao pudër
cokollate e grirë me thikë

Pergatitja:

Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte)ose beni 2 tenxhere vec e vec, perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur.

Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te madh ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni cream mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.

Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit.Me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas ne kafen e ftohur zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu dhe të mos këputen.
Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale sepse merr formë më mirë.Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi.

Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik ose me kapak hermetik . Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.

The post Tiramisu appeared first on Recetagatimit.com.


Cokollate e ngrohte speciale

$
0
0

cokollate Cokollate e ngrohte specialePërbërësit:

- 1 litër qumësht i skremuar
- 1  ëmbël qumësht të ëmbël të kondensuar
- 4 lugë pluhur çokollate
- 2 lugë miell misri
- kanellë për spërkatje

Përgatitja:

1. Përzierje të gjithë përbërësit në një blender (pa kanellë).
2. Leme ne zjarre te mesem gjersa masa te  arrije trashesine e duhur.
3. Sherbejme në gota, mbi krem hedhim  kanellë.

The post Cokollate e ngrohte speciale appeared first on Recetagatimit.com.

Viewing all 16 articles
Browse latest View live